Abdixhiku pret në një takim diplomatin slloven

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš i shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.
Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe i dërguari i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Frangeš diskutuan për situatën aktuale politike në vend dhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike lidhur me këto ngjarje.
Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimit të raporteve midis Kosovës dhe Sllovenisë, vend ky i cili ka ndihmuar Kosovës në proceset shtetndërtuese dhe zhvillimore të saj.