75 Mall Live Search
15:07 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / LB

Abdixhiku pret në takim ambasadorin gjerman: Investimet gjermane, në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Abdixhiku në Facebook ka shkruar se e ka falëndëruar për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë.

“Investimet gjermane, në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.