75 Mall Live Search
19:49 / E Hënë, 18 Shtator 2023 / AR

Abdixhiku prezanton edhe 50 zotimet tjera të “Rrugës së Re”

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka prezantuar programin “Rruga e Re” sot, duke shpalosur vizionin e LDK-së për të ardhmen e vendit.

Abdixhiku ka publikuar edhe 50 zotimet nga gjithsej 100 që do t’i paraprijnë programit të LDK-së.

Rritja ekonomike për 4-5 % në vit, rritja e koeficientit të pagës, gazifikimi i Kosovës, ndërtimi i Qendrës së Spitalore në Prishtinë, ndërtimi i autostradave të Gjilanit dhe Pejës, përfundimi i magjistraleve për Mitrovicë dhe Podujevë brenda pak muajve, sigurimet shëndetësore, janë disa nga zotimet e programit “Rruga e Re”.

Ndër zotimet e Abdixhikut është edhe premtimi për shpërblimin prej 5 mijë euro për familjet të cilave u vie në jetë edhe fëmiu i tretë.

Po ashtu, pjesë e zotimeve janë edhe sigurimet jetësore për policët, digjitalizimi i gjykatave, kodimi si lëndë obligative, 5 stadiume rajonale e shumë projekte të tjera.

“Ne duam të flasim për të ardhmen. E shkuara s’na kthehet më. S’kemi pse humbasim kohë. E ardhmja po na ikën përpara. Ne shohim një Kosovë më ndryshe. E ardhmja jonë është e ndritshme. ‘Rruga e Re’ na shpie atje. Ne kemi gjetur rrugën përpara; është koha ta bëjmë të njëjtën së bashku”, ka shkruar Abdixhiku.