75 Mall Live Search
11:01 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / S Z

Abdixhiku prezanton projektet më të mëdha: Spitali i ri, centrali me gaz, Brezovica, unaza e kryeqytetit e parku teknologjik

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku  ka prezantuar disa nga projektet më të mëdha si spitali i ri, centrali me gaz, Brezovica, unaza e kryeqytetit e parku teknologjik.

Abdixhiku ka thënë se këto investime  rreth 2 miliardë euro, në katër vjet mandat – me buxhet 16 miliardë, e vendosin Republikën tonë në një stad të ri jo vetëm zhvillimor por dhe historik.

“Projektet e ‘Rrugës së re’ e vetë vizioni ynë, janë projeksione reale të një Kosove që po na pret. Alternativa e kësaj të ardhme mbetet urrejtja, mllefi e përçarja e brendshme në moçalin e madh popullist që ushqen veç vrer! Ndryshimi megjithatë po vjen. Erdh me 40 mijë regjistrime nga bashkatdhetarët.  Erdh me 17 tubimet e mëdha të turneut të madh. Do të vijë me angazhimin monumental që na pret në fushatë – sidomos pas 9 shkurtit – kur puna e vërtetë nis menjëherë! Mllefi e urrejtja i takojnë politikës së shkuar! E ardhmja është e bukur”, ka thënë Abdixhiku.