Abdixhiku prezanton punët e Sokol Halitit në Viti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar punimet e kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti, në renovimin e tërësishëm të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, në Viti, përcjell IndeksOnline.
Haliti bëri të ditur se ky investim milionësh është duke u bërë për herë të parë që nga ndërtimi i tij në vitet e 70-të.
Po ashtu, ai tha se janë komuna e parë në nivel vendi në digjitalizimin e të gjitha shkollave.
“Jemi duke zhvilluar punimet në renovimin e tërësishëm të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti.
Ky investim milionësh është duke u bërë për herë të parë që nga ndërtimi i tij në vitet e 70-të.
Po krijojmë ambiente dhe kushte moderne me kabinete përcjellëse dhe gjithçka pritet të jetë gati këtë vit.
Deri tani kemi ndërtuar 7 shkolla të reja dhe kemi rivitalizuar shumë të tjera.
Gjithashtu, jemi komuna e parë në nivel vendi në digjitalizimin e të gjitha shkollave.
Ne besojmë se arsimi është shtylla kryesore për një rini të shëndoshë. Prandaj, investimet në këtë drejtim nuk do t’i kursejmë asnjëherë”, ka thënë Haliti.