75 Mall Live Search
19:43 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / AR

Abdixhiku pritet në Senatin e SHBA-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po qëndron për vizitë në SHBA ku gjatë ditës së sotme u prit në takim nga Senatori Christopher Murphy dhe ekipi i tij politik.

Abdixhiku thekson se në këtë takim ka shtruar kërkesën për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve nëpërmjet ‘Kartës për Partneritet Strategjik’.

“Si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Senatori Murphy ka qenë dhe mbetet gjithherë aktiv në rajonin tonë. Në këtë drejtim, kërkesat tona për mbështetje ndaj popullit të Kosovës, institucioneve të Republikës, e aspirstave tona për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, ishin krejt të natyrshme. Po ashtu, në takim u theksua nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e politikës së jashtme, energjetikës e zhvillimit ekonomik” shkruan Abdixhiku në Facebook.

Tutje Abdixhiku thekson se mbështetja e Senatit dhe Sentorëve nga të gjitha anët, ka prodhuar gjithherë momente historike për Kosovën.

Postimi i plotë:

Ditën e dytë të vizitës e nisa me takime në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Aty u prita nga Senatori Christopher Murphy dhe ekipi i tij politik.

Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon. Edhe në Senat shtrova kërkesën tonë për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve nëpërmjet ‘Kartës për Partneritet Strategjik’.

Si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Senatori Murphy ka qenë dhe mbetet gjithherë aktiv në rajonin tonë. Në këtë drejtim, kërkesat tona për mbështetje ndaj popullit të Kosovës, institucioneve të Republikës, e aspirstave tona për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, ishin krejt të natyrshme. Po ashtu, në takim u theksua nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e politikës së jashtme, energjetikës e zhvillimit ekonomik.

Mbështetja e Senatit dhe Sentorëve nga të gjitha anët, ka prodhuar gjithherë momente historike për vendin tonë. Këtë mbështetje për shtetin tonë vazhdojmë ta kërkojmë në çdo kohë.