16:22 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / OSH

Abdixhiku priti në takim Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku priti në takim Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. 

Berger i shprehu ngushëllime kryetarit Abdixhiku për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë tanë duke ardhur në Kosovë. Po ashtu kryetari Abdixhiku i shprehu ngushëllimet për familjet e jetëve të humbura dhe popullin gjerman pas vërshimeve. 

Kryetari Abdixhiku e njoftoi Berger për prioritetet e tij, qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike, si dhe për organizimin e LDK-së për zgjedhjet lokale të tetorit.  

Ai e falënderoi Berger për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset. 

Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe procesin e Berlinit, i cili ndër të tjerash parasheh edhe liri të lëvizjes për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.