11:31 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Abdixhiku: Programi i Qeverisë i shkruar nga studentë me nivel mesatar

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar ashpër programin e Qeverisë Haradinaj.

Ai tha se programi 12 faqësh që iu është shpalosur, sipas tij është shkruar nga njerëz me nivel mesatar të shkollimit.

“Parimet qeverisëse në 12 faqe, të cilat mëtojnë të jenë program qeveritar për 4 vitet e ardhshme, është hartim i dobët i shkruar nga studentë e nxënës me nivel mesatar. Si i tillë ai nuk është fare program qeverisës. U thonë parime ata që vet i kanë thyer parimet”, ta ai.

Abdixhiku i ka ftuar deputetët të rrëzojnë qeverinë Haradinaj, të cilën ai e ka quajtur
Qeveri Frankenshtajne./AktivPress