75 Mall Live Search
11:09 / E Martë, 29 Tetor 2024 / L K

Abdixhiku publikon videon e një pensionisti, për të kritikuar qeverinë për trajtimin e kësaj kategorie

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka nisur ditën përsëri me kritika ndaj Qeverisë së Kosovës.

Kësaj radhe, Abdixhiku publikoi një video të një pensionisti, ku u shpreh se premtimet e dhëna ndaj kësaj kategorie nuk janë mbajtur kurrë, përcjell IndeksOnline.

I pari i LDK-së tha se partia e tij kur të vijë pushtet është e vendosur për t’i nderuar gjeneratat që e kanë ndërtuar Kosovën.

Postimi i plotë:

Ky është zëri i Xhelal Osmanit, një njeri i ndershëm, tani pensionist, i cili si shumë pensionistë të tjerë në Kosovë, ka kontribuar me dekada të tëra në vend dhe sot meriton një jetë të dinjitetshme në pension.

Fatkeqësisht, me këtë qeveri, sfidat dhe vështirësitë e pensionistëve vetëm sa janë rritur, ndërsa premtimet e dhëna nuk janë mbajtur kurrë. Rritjet simbolike në fund të mandatit nuk kanë mbuluar as inflacionin e akumuluar në katër vjet!

Unë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës jemi të vendosur për t’i nderuar gjeneratat që e kanë ndërtuar Kosovën.

Ndryshimi po vjen!

Edhe për pensionistët