75 Mall Live Search
10:27 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Abdixhiku: Puna e vërtetë fillon tash!

Lumir Abdixhiku tha se LDK dhe VV bënë marrëveshje sepse ky ishte vullnet i popullit.

Ai tha se puna e vërtetë fillon tani, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Bëmë marrëveshje sepse ky ishte vullneti qytetar; i shumicës së votuesve që me 6 tetor folën qartë. Bëmë marrëveshje sepse idetë që na bashkojnë janë më të shumta se sa ato që na ndajnë. E partnerët e matur e serioz, në kohë të vështira, zgjedhin gjuhën e rrugën bashkë. Të dy palët e duam një Kosovë të jetueshme, për vete, për fëmijët e për prindërit e tanë. Të dy palët po i japim Kosovës institucione që do t’i dalin vendit zot – brenda e jashtë.

Kemi humbur kohë mjaft, por kemi ide të qarta përpara. Puna e vërtetë fillon tash. Nga sot, asnjërin mbështetës s’guxojmë ta dëshpërojmë, e secilin skeptik duhet ta bindim ndryshe. Kosova është e të gjithëve./Indeksonline/