10:07 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Abdixhiku ripërsërit porosinë: “Me LDK-në qendra nacionale e sportit kthehet në Prishtinë dhe jo vetëm kaq”

Lumir Abdixhiku, ne takim me banoret e lagjeve “Arbëria” dhe “Tophane” ne Prishtine, ka ripërsëritur se krahas rikthimit te Qendrës Nacionale te Sportit – qendër qe parasheh ndërtimin e Stadiumit Nacional, Pallatit Olimpik, Qendrës për Trajnim dhe Fakultetit te Kulturës Fizike – Qeveria e LDK-se, do t’i ndërtojë edhe shtate stadiume rajonale. Sipas Abdixhikut, te shtate stadiumet do te jene te kategorisë IV, te pranuara nga UEFA-ja. Ato do te jenë te shpërndara ne shtatë qendrat kryesore te vendit. Kostoja për secilin stadium do te jetë rreth 10 milion euro.

Për me shume, sipas Abdixhikut, LDK ka një program te gjere për kulturën, ku planifikohen investime te mëdha ne muze, ndërtimin e Teatrit, Operës dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, si dhe sallën koncertale. Te gjitha këto investime do te përqendrohen ne Prishtine, theksoi Abdixhiku.