75 Mall Live Search
11:37 / E Enjte, 06 Mars 2025 / S Z

Abdixhiku: Sakrifica e familjes Jashari është vetë liria

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, kreu i LDK-së tha se sakrifica e familjes Jashari është vetë liria.

“Sot bëjmë nderime në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, duke nderuar sakrificën e madhe sublime të familjes Jashari, të komandantit legjendar, Adem Jashari si një sakrificë përkujtimore të vet lirisë, shtetësisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës”, u shpreh Abdixhiku.