75 Mall Live Search
16:07 / E Martë, 10 Dhjetor 2024 / Z S

Abdixhiku shpalos sot programin për Infrastrukturë dhe Energji

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, do të shpalos sot nga ora 18:00 programin për infrastrukturë dhe energji.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se ky projekt synon ta transformojë infrastrukturën dhe energjinë e vendit tonë, ashtu siç dhe e meritojnë qytetarët e Kosovës.

Shpalosja e programit për Infrastrukturë dhe Energji bëhet në ora 18:00 në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Xheladin Deda”, në Mitrovicë.

Sipas LDK-së “ndryshimi po vjen edhe në Infrastrukturë e Energji!”./Indeksonline/