11:38 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Abdixhiku: S’ka logjikë që paga e këshilltarëve të kryeparlamentarit të jetë 2 mijë euro

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në seancën parlamentare ka theksuar se nuk është aspak në rregull që këshilltarët e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të paguhen dy herë më shumë se kryeministri.

Ndër të tjerash Abdixhiku ka thënë se nuk pajtohen me arsyetimet e kryeministrit të cilat i kishte bërë lidhur me rritjen e pagave, transmeton Indeksonline.

“Unë  e kuptoj pozicionin e kryeministri sepse s’ka dëshirë të renditet i 69 në listën e të paguarve në Kosovë por s’mund të mirëkuptoj rritjen arbitrare të pagës për dy arsye. Përbën konflikt interesi, kur dikush i rrit pagën vetit, dhe në demokraci të zhvilluara këto janë të parandaluara. E dyta ka të bëjë me arsyetimin e dhënë, e para se marr seriozisht blerjen e kravatave por të dytën për nivelin e shmangies së korrupsionit, po.E dyta nuk bëhet pasi lufta e korrupsionit është çështje  e bindjes, pra kur ke bindje nuk varesh nga niveli i pagës. Konsideroj se ka shpërputhje enorme në sektorin publik sa i përket pagave. Këtu në Kuvend kemi këshilltarë që kanë pagën 2 mijë euro, nëse ai e ka 2 mijë euro neto atëherë nuk  e kuptoj këtë pozicion, s’ka logjikë. Ka raste që një drejtor i një organizate financiare ka 6 mijë euro neto”, ka thënë Abdixhiku, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu ai ka shtuar se nuk ka vend në rajon që ka një proporcion të tillë ku paga mesatare është 170 euro e ajo e kryeministrit është tre mijë euro.

“Në punën që bëjë në Komision për Buxhet dhe Financa jemi të trishtuar sa i përket shtesave që vijnë përpos pagave, mos të flasim për mëditjet jashtë vendit dhe siguracione. Kanë zbuluar dhe terma shtesë të marrjes së parasë, siguracion për shkak të sigurisë së punës që bëjnë. Zgjidhja në situate të tilla të një shpërputhje kaq enorma ndërlidhet me Ligjin për Paga.Ligji për paga do të bënte nivelizimin për paga, pra këshilltari i Kryetari të Kuvendit mos të ketë pagë dy herë m të madhe se të kryeministrit dhe e dyta është të merret standardi bazë për pagën në Kosovë.Nuk ka vend në vend e në rajon që ka një proporcion të tillë që paga mesatare është 170 euro e ajo e kryeministri 3 mijë euro. Përpos ligjit për paga do të duhej të bënim edhe ligjin për qeverinë sepse ne prapë do të na kushtojë shumë mbajtja e shumë ministrive dhe 72 zv/ministrave dhe e treta është reforma në administratën publike. Është e padrejtë që sektori publik të paguhen më shumë se sektori privat”, ka përfunduar Abdixhiku./Indeksonline/