Abdixhiku: Sonte, tubim i madh në shesh
Lumir Abdixhiku fton mbështetësit e LDK-se sonte ne shesh. Ai në profilin e tij ka publikuar ftesën për tubimin hapës të LDK-se qe do te mbahet sonte ne orën 19 ne sheshin “Skënderbeu”.
Ne këtë tubim, pritet te marrin pjese mbi 10.000 qytetare nga te gjitha qytetet e Kosovës. Aty do te behet prezantimi i 110 kandidateve për deputetë te Kuvendit te Kosovës.
