Abdixhiku: Suksesin e madh të mësimit gjithditor në Prishtinë, do ta zgjerojmë fillimisht në 5 komuna

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se suksesin e madh të mësimit gjithditor në Prishtinë, do ta zgjerojnë fillimisht në 5 komuna të tjera, e pastaj gjithandej Kosovës
“Fëmijet tanë, fëmijët e Kosovës qëndrojnë vetëm katër orë në shkollë. Ndërsa fëmijet e Bashkimit Evropian, qëndrojnë rreth tetë orë në ditë. Pra dyfish më shumë se sa ne. Ne kemi plan shumë të guximshëm, të bëjmë mësimin gjithëditor gjithandej Kosovës. Fillimisht duke nisur në 5 komuna të Kosovës, ashtu siç po e bëjmë tani në Prishtinë. Çdo mjet i investuar në arsim, është një mjet i investuar në të ardhmen e Republikës. Përderisa rrin siç rrin tani 4 orë dhe e ardhmja e shetit tonë so të jetë e zymtë. Kur të nisin, e do të nisin me qeverinë tonë të rrinë 8 orë në shkollë, siç po rrin tani në disa shkolla të Prishtinës, atëherë e ardhmja e Kosovës do të jetë e mbarë, do të jetë e mirë”, ka thënë Abdixhiku.