75 Mall Live Search
12:50 / E Premte, 10 Tetor 2025 / P M

Abdixhiku: Tani rregullat kushtetuese janë të qarta, ose kemi qeveri ose shkojmë në zgjedhje të reja

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku pas seancës së Kuvendit, deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës ka konsideruar se për një pozitë kaq të parëndësishme siç është nënkryetari i 5-të i kuvendit. Kuvendi dhe institucionet e Kosovës, nuk duhet të bllokohen më. Sipas tij, tani rregullat kushtetuese janë të qarta, ose kemi qeveri ose shkojmë në zgjedhje të reja.

“Meqenëse kështu ka qenë vendimi i gjykatës, ne kemi konsideruar se për një pozitë tërësisht të parëndësishme parlamentare siç është pozita e nënkryetarit të 5-të të Kuvendit të Kosovës. Kuvendi i Kosovës dhe institucionet e Kosovës nuk duhet të bllokohen më. Futemi në afate kushtetuese, tani janë rregullat e qarta kushtetuese ose kemi aeveri ose do të shkojmë në zgjedhje të reja’’.

Tutje ai shtoi se ‘’partia e parë ka thënë tashmë sa muaj që i ka numrat, le të shohim tani a i kanë numrat”, deklaroi Abdixhiku.