75 Mall Live Search
15:04 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / OSH

Abdixhiku takohet me ambasadorin Rohde, flasin për liberalizimin e vizave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Abdixhiku duke e vlerësuar rolin dhe kontributin e çmuar të Gjermanisë, theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Ndërsa, ambasadori Rohde, ritheksoi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në proceset e saj drejt konsolidimit të mëtejmë të demokracisë.