Abdixhiku takohet me Guerot, flasin për zhvillimet në vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme e ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Siç njofton vetë LDK’ja, gjatë takimit të dy ata kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, si dhe, qëndrimet e kësaj partie lidhur me këto zhvillime.
Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar edhe për ecurinë e fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Postimi:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, qëndrimeve të LDK-së për këto zhvillime, si dhe për ecurinë e fushatës dhe tubimeve elektorale që po mbahen në gjithë Kosovën për këto Zgjedhje Lokale.
Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar se ky partneritet ka qenë thelbësor në të gjitha proceset shtetformuese. Ai nënvizoi se Kosova ka nevojë edhe më tutje për përkrahjen e Francës dhe të miqve ndërkombëtarë, në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit dhe integrimit evropian./Indeksonline/