75 Mall Live Search
13:41 / E Enjte, 22 Prill 2021 / OSH

Abdixhiku takoi shefin e EULEX-it, diskutuan për sundimin e ligjit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë – EULEX, Lars – Gunnar Wigemark.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Wigemark në lidhje me pozicionin dhe programin e LDK-së për fushën e drejtësisë si dhe rolin konstruktiv të LDK-së si parti opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori Wigemark shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e institucioneve të Kosovës në rrugëtimin e tyre në sundimin e ligjit.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit në vendin tonë dhe procesin e integrimit evropian.