75 Mall Live Search
20:36 / E Martë, 20 Maj 2025 / Burim

Abdixhiku takon ambasadorin italian, e njofton për “krizën e paprecedentë politike në vend”

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Abdixhiku ka bërë të ditur se e ka uruar ambasadorin italian për fillimin e mandatit në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e Italisë për shtetndërtimin e vendit dhe rrugën drejt integrimit evropian.

“Sot, prita në Selinë Qendrore të LDK-së, Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. E urova për fillimin e mandatit të tij në Kosovë dhe i urova sukses në detyrën e re. Italia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës – dhe një mike e çmuar në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Mirëseardhje për ambasadorin e ri italian. 🇮🇹🇽🇰

Sot, prita në Selinë Qendrore të LDK-së, Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. E urova për fillimin e mandatit të tij në Kosovë dhe i urova sukses në detyrën e re. Italia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës – dhe një mike e çmuar në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.

Me ambasadorin Antonini biseduam për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe perspektivën tonë euroatlantike. E njoftova mbi qëndrimet e fundit të LDK-së mbi krizën e paprecedentë politike në vend. Shpreha gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë institucional me ambasadën italiane dhe përfaqësuesit e saj diplomatikë në Prishtinë.

E falënderova për vizitën, i shpjegova dhe gjithë historinë e madhe të LDK-së dhe i urova një mandat të suksesshëm në Kosovë!