75 Mall Live Search
11:16 / E Martë, 11 Korrik 2023 / S Z

Abdixhiku takon ambasadorin suedez, diskutojnë për situatën politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasdorin e Suedisë,  Jonas Westerlund.

Në takim u bisedua për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë.

“ U ritheksua qëndrimi i LDK-së karshi kësaj situate, ndërsa kryetari Abdixhiku shpalosi idenë dhe iniciativën e tij dhe të LDK-së për aktivitetin gjithëpërfshirës me gjithë akterët në vend që formojnë dhe kanë ndikim në opinionin publik (takime konsultative me gazetarë dhe opinionistë, shoqëri civile, profesorë, diplomatë dhe ish-diplomatë si dhe biznese) dhe akterë tjerë të shoqërisë tonë që besojnë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Në takim është diskutuar dhe për aktivitet e LDK-së si dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.