75 Mall Live Search
13:20 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / LB

Abdixhiku takon strukturat e LDK-së në Llap, mungon Agim Veliu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takoi strukturat e LDK-së në Podujevë. Por, ajo që bie në sy është mungesa në këtë takim e ish kryetarit të LDK-së në këtë komunë, Agim Veliu, transmeton “Indeksonline”.

Ky i fundit ishte ndarë i pakënaqur me largimin e tij nga kryetari i LDK-së në këtë komunë.

Në anën tjetër, në postimin e LDK-së thuhet se rajoni i Llapit tradicionalisht ka qenë bastion i fuqishëm i Lidhjes Demokratike/

Postimi i plotë i LDK-së:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takoi strukturat e LDK-së në Podujevë. Rajoni i Llapit tradicionalisht ka qenë bastion i fuqishëm i Lidhjes Demokratike, andaj në zgjedhjet e 17 tetorit jemi të bindur në fitoren e madhe në Podujevë.

Qyteti i bukur i Podujevës, ka qenë dhe do të mbetet kala e pamposhtur e LDK-së.

Në takimin me strukturat u diskutua edhe për organizimin dhe mobilizimin e pashoq që kanë udhëheqja lokale atje, në krye me Doktorin dhe kryetarin e ardhshëm, Ekrem Hysenin.