75 Mall Live Search
21:05 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / Z S

Abdixhiku: Të dielën do ta shihni, prezenca e figurave të fuqishme e bën të vetën, LDK ka shtrirje të votës në gjithë Kosovën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se prezenca e figurave të fuqishme në partinë e tij, e bëjnë diferencimin në vota.

“Kemi figura të fuqishme lokale, dhe këto figura arrijnë ta dërgojnë LDK dhe vetën në numra shumë vështirë të imagjinueshme në zgjedhje nacionale. Ka shumë kandidatë dhe të dielën do ta shihni se rezultatet 50, 55 e 60 % do të jenë të zakonshëm për disa kandidatë të LDK”, tha Abdixhiku.

Ai tutje tha se LDK ka shtrirje të votës në të gjithë Kosovën, dhe sipas tij, kjo do të shihet të dielën, kur të mbahen zgjedhjet lokale.

“LDK ka shtrirje të votës në gjithë Kosovën, në zgjedhjet lokale ka shumë rëndësi kjo. Ka prezencë në regjionin e Prishtinës 01, edhe në votat nacionale, në Prishtinë, në Lipjan, në Fushë Kosovë, dhe në Llap.  Kemi prezencë të mirë edhe në Dukagjin”, tha mes tjerash Abdixhiku.