Abdixhiku te familja e ish-Presidentit Rugova: Festuam ditëlindjen e Atit Themeltar të Republikës së Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Andixhiku ka vizituar sot familjen e ishipresidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova.
Vizitën ai e bëri për nder të ditëlindjes së 80-të të tij.
”Në 80-vjetorin e lindjes së Atit Themeltar të Republikës së Kosovës, presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, vizitova zonjën Fana dhe familjen Rugova. Vizitën e bëra i shoqëruar me udhëtarët e bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit; udhëtarë e bashkëpunëtorë të mi edhe sot, profesor Alush Gashin dhe profesor Muhamet Hamitin. Në traditën tashmë të përvjetme të shënimit të kësaj ditëlindjeje, zonja Fana kishte përgatitur ëmbëlsirën Tiramisu, të preferuarën e presidentit; të shijuar për herë të parë në Romë”, ka shkruar Abdixhiku.
Më tutje kreu i LDK-së thotë se presidenti ka vetëm ditëlindje.
”Presidenti ka vetëm ditëlindje! 80 vjet më parë, lindi shqiptari më i madh i kohërave. Pjesa tjetër është një histori e paarritshme, e papërsëritshme”
Ajo na qëndron sot si dritë udhërrëfyese për të bërë të ardhmen, ka shtuar më tej Abdixhiku./Indeksonline/