75 Mall Live Search
10:15 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Abdixhiku: Të pangopur, vetëm gjatë qeverisjes punësuan 234 familjarë e militantë partiak në Telekom

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar lidhur me punësimet partiake që po bëhen në Telekomin e Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se njerëzit e tillë janë të pangopur, të mbrapshtë dhe të rrezikshëm.

Deputeti Abdixhiku shtoi se pasurinë e Kosovës e shohin si plaçkë, si pronë të tyre, si shpërblim dhe se për vetëm 1 vit e gjysmë qeverisje, kapë kapur me pangopësi secilën mundësi, transmeton Indeksonline.

Abdixihiku ka përmendur 234 familjarë e militantë partiak që janë punësuar në Telekom,duke përmendur edhe 7 deputetë të pushtetit që kanë punësuar familjarët në po të njëjtën ndërmarrje publike.

Postimi  i plotë:

Çka pritët prej tyre?

Janë të pangopur, të mbrapshtë dhe të rrezikshëm.

– 7 deputetë të pushtetit i kanë punësuar familjarët e tyre në Telekom. Thonë se janë më të zotit; s’ka si ta në Kosovë. Njëri madje tha se po i bënte nder Kosovës. Në Parlament, të njëjtit ndërsa, na mbajnë ligjerime moralizuese e vajtuese mbi devalvimin e PTK-së. Pyesin pse po falimenton?

– 234 familjarë e militantë partiak janë punësuar në Telekomin e Kosovës vetëm gjatë kësaj qeverisje. Proporcionalisht kanë punësuar më shumë se Telekomi Gjerman. Është hera e dytë që ia kalojmë Gjermanisë. E para kishte të bënte me numrin e ministrive në Qeveri.

Këta pasurinë e Kosovës e shohin si plaçkë. Si pronë të tyre, si shpërblim. Për vetëm 1 vit e gjysmë qeverisje, kanë kapur me pangopësi secilën mundësi. Nga gjysmë milion eurot e pavarësisë, tek 53 milionë eurot e Bechtelit. Nga rritja e pagave për vete tek vërshimet punësuese nëpër asete.

Por, “me rëndësi taksa”.

Me të jemi 100% shtet.