Abdixhiku tregon mirëmbajtjen e rrugëve: Sado që i pastrojmë, ato duken të trishta pa njerëz në to

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka publikuar disa fotografi që tregojnë mirëmbajtjen e rrugëve gjatë këtyre ditëve kur vendi po përballet me situatë pandemike.
Abdixhiku u uroi ppunë të mbarë punëtorëve, që të ketë rrugë të mbarë të cilave do t’u kthehemi një ditë, transmeton Indeksonline.
Ministri Abdixhiku tha se sado që i pastrojmë, mirëmbajmë e shenjëzojmë ato duken të trishta pa njerëz në to.

Postimi i plotë:
E bukura është në detaje.
Punë të mbarë më punëtorëve. Rrugë të mbarë – kur t’i kthehemi rrugëve një ditë – gjithë të tjerëve.
E sado që i pastrojmë, mirëmbajmë e shenjëzojmë, ato duken të trishta pa njerëz në to. Forca edhe pak; kujdesuni për veten!





