75 Mall Live Search
21:05 / E Martë, 16 Mars 2021 / OSH

Abdixhiku tregon momentin kur vendosi t’i hyjë garës për kreun e LDK-së

Kreu aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se në momentin kur Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga kreu i partisë, ka vendosur që t’i hyjë garës për të parin e LDK-së, shkruan IndeksOnline.

“Padyshim dorëheqja e kryetarit të kaluar ka hapur një proces të domosdoshëm të ardhjes së dikujt tjetër. Në momentin e parë që është dhënë dorëheqja unë kam ndarë mendjen për garë. Pozitën nuk e kërkoj domosdoshmërisht, por për mua kjo është nder”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka deklaruar se LDK për momentin nuk është në gjendje të mirë as politike e as organizative..