75 Mall Live Search
12:02 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / FR

Abdixhiku: Turneu paraelektoral i ndryshimit përfundoi, nga 11 janari fillon fushata elektorale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një video adresimi ka bërë të ditur se turneu paraelektoral i ndryshimit ka përfunduar ndërsa prej 11 janar i vitit 2025 pritet të fillojnë fushatës  elektorale.

Abdixhiku, u shprehë se kemi tjetër qëlllim, kemi tjetër vizion, kemi tjetër mendësi.

Ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët se që nga 11 janari deri më 9 shkurt të bëhen pjesë e takimeve e tubimeve të mëdha që do t’i kemi gjithandej.

“Ju faleminderit!

Turneu paraelektoral i ndryshimit, përfundoj; për t’i hapur vend tani fushatës elektorale që do të nisë më 11 janar të vitit 2025. Ishte bukur, ishte zjarrtë, ishte thjeshtë madhështore – si asnjëherë më parë. LDK dhe mbështetësit tanë krijuan momentum të ri, si prelud i fitores të madhe për Republikën!

Ju i dhatë jetë lëvizjes sonë për ndryshim, ju i dhatë shpresë LDK-së dhe Kosovës për të ardhmen që na pret. Mbi të gjitha, ju na dhatë zërin që na mungonte kaherë. Ringritja jonë është e destinuar; e ardhmja jonë është thjeshtë e bukur! Ajo qëndron si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes e urrejtjes që na shtyhet gjithandej.

Kemi tjetër qëlllim, kemi tjetër vizion, kemi tjetër mendësi.

Nga 11 janari deri më 9 shkurt dhe pas, bëhuni pjesë e festës sonë të madhe dhe takimeve e tubimeve të mëdha që do t’i kemi gjithandej! Ju presim! Sepse ndryshimi po vjen!

BËHU NDRYSHIMI!”,ka thënë Abdixhiku./Indeksonline/