Abdixhiku u dërgon letër Kurtit dhe Osmanit, për t’u takuar të premten

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u ka dërguar letër liderit të VV-së dhe u.d Presidentes, Vjosa Osmani, për takimin mes tyre, shkruan Indeksonline.
Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësja për media në LDK, Gentiana Azemi.
Ajo tha shkurt se letrat u janë dërguar gjatë ditës së sotme.
Kurti dhe Osmani i kishin dërguar një letër LDK-së, me anë të cilsë kanë kryetarin e kësaj partie për të marrë pjesë në takim i cili ishte i planifikuar të mbahej sot për të diskutuar për konstitutimin e institucioneve.
Por Abdixhiku gjatë ditës së djeshme, si kryetar i LDK-së, ka refuzuar parimisht ftesën e Kurtit dhe Osmanit për tu takuar të hënën (sot), ndërkohë që propozoi që takimi të mbahet të premten.
“Falënderoj Kurtin e Osmanin për ftesën por e kam të pamundur të marr pjesë në takimin e nesërm, propozoj të premten si datë për takim”, deklaroi Abdixhiku./Indeksonline/