75 Mall Live Search
21:11 / E Martë, 01 Tetor 2024 / MSH

Abdixhiku u prezanton vizionin e tij dy familjeve në Gjakovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, qëndroi sot në Gjakovë.

Atje, ai u takua me dy familje, Lilën dhe Hadrin, të cilave u prezantoi vizionin e tij për të ardhmen e Kosovës.

“Sonte, qëndrova në Gjakovë, në dy takime të tjera me qytetarë. Fillimisht tek familja Lila në Bllok të Ri, e më pas tek familja Hadri në Skivjan. Aty takova kryefamiljarë e qytetarë që po rreshtohen pas së diathtës e rrugëtimit tonë të ri.

Mes pritjes së ngrohtë e mbështetjes përplot shpresë, ju shtrova vizionin tim dhe të ekipit tim për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me investime, vende pune e mirëqenie për secilën familje kosovare.

Ky vizion është i mundshëm me ne.

Për këtë vizion qëndrojmë ne!” shkroi Abdixhiku në njoftimin  e tij.

Zgjedhjet qendrore në vend do të organizohen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.