75 Mall Live Search
11:00 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / S Z

Abdixhiku: Uroj që qytetarët të zgjedhin për zhvillim, e të largohemi nga zymtësia, bllokada e përçarja

Kandidiati për kryeministër nga LDK-ja Lumir Abdixhiku ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme.

Pas votimit, Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre, që përcakton fatin e katër viteve të ardhshme.

“Uroj  të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë, në të cilën vendimmarrja t’i kthehet sovranit, qytetarit. Është ditë e mirë, ditë e mbarë dhe të shpresojmë në vazhdimësi procesi i votimit të shkojë mbarë e mirë. Uroj që qytetarët e Kosovës në këtë ditë të rëndësishme, që përcakton fatin e katër viteve të ardhshme të tyre, të zgjedhin për zhvillim, stabiltet, të ardhme euro-atlantike të Kosovës e të largohemi nga zymtësia, bllokada e perçarja .Le të shpresojë se gjithçka do të shkojë mbarë e mirë, e të fitoi populli i Kosovës “, tha Abdixhiku.