09:32 / E Diele, 16 Qershor 2024 / Gj. Sh

Abdixhiku uron Bajramin: Le ta forcojmë e fisnikërojmë ndjenjën e solidaritetit për tu bërë më të mirë e të mirat t’i ndajmë me të tjerët

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ia ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

Ai ka thënë se kjo festë simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëze ndaj njëri- tjetrit.

Abdixhiku ka shtuar se në festa si kjo përpiqemi të forcojmë më shumë dashurinë dhe sakrificën ndaj krijuesit.

“Të dashur qytetarë të besimit islam,

Me fat festa e Kurban Bajramit.

Kjo festë ashtu siç simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit, ashtu le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për tu bërë më të mirë e të mirat t’i ndajmë me të tjerët. Sepse, të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është virtyt madhështor njerëzor.

Në festa sikurse kjo e sotmja ne përpiqemi të forcojmë më shumë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Krijuesit – prandaj mirësia e mbarësia le të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë; për vendin, për shoqërinë dhe për njëri-tjetrin.

Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ua uroj festën e Bajramit të vogël.

Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja!”