75 Mall Live Search
13:29 / E Martë, 08 Tetor 2024 / S Z

Abdixhiku viziton Drenicën, qëndron në kullën e heroit Ismet Rrahmani

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku,  mëngjesin e sotëm ka vizituar Drenicën. Ai ka qëndruar në Açarevë, në kullën e heroit Ismet Rrahmani, ku dhe është takuar me familjarët e heroit.  Abdixhiku ka thënë se e ardhmja bëhet, duke e ndëruar të kaluarën.

“Këtë mëngjes, së bashku me Kujtimin, qëndruam në Drenicë, në Açarevë, në Kullën e heroit Ismet Rrahmani. Aty u prita nga vëllezërit e familjarët e heroit. Nderova kontributin e luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si edhe të gjithë përpjekjes popullore për liri, pavarësi e demokraci. Duke nderuar të shkuarën, bëjmë të ardhmen”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.