75 Mall Live Search
20:23 / E Mërkurë, 24 Korrik 2024 / G T

Abdixhiku vazhdon traditën e presidentit Rugova, për qenin ilir të Sharrit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka qëndruar në Dragash.

Ai ka marrur pjesë në në një organizim tradicional që mbahet në këtë komunë për nder të qenit Ilir të Sharrit.

‘’Sot, në Dragash, mes dashamirëve të Qenit Ilir të Sharrit, mora pjesë në ekspozitën tradicionale dhe njëkohësisht më të madhe mes shqiptarëve, të kësaj race autoktone’’, ka shkruar Abdixhiku.

Pjesëmarrësit i urova për pasionin, gjersa kryetarit të Dragashit për organizimin, ka shkruar Abdixhiku./Indeksonline/