19:17 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / LB

Abdixhiku viziton Përparim Ramën, thotë se do ta transformoj kryeqytetin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka vizituar kryetarin e ri të Prishtinës, Përparim Ramën.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se Prishtina po nis një etapë të re zhvillimore, prandaj ka thënë se do ta mbështes këtë rrugëtim me çdo forcë.

“E urova për detyrën e re dhe për misionin e tij dhe të ekipit të tij drejt transformimit të kryeqytetit”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Sot, në ditën e parë të punës, vizitova kryetarin e ri të Prishtinës, mikun tim, Përparim Ramën. E urova për detyrën e re dhe për misionin e tij dhe të ekipit të tij drejt transformimit të kryeqytetit.

Jam i bindur se mbështetja qytetare për të dhe LDK-në, në zgjedhjet e 14 nëntorit, do të përkthehet në punë e angazhime të drejta, të mbara e të mëdha për secilin qytetar të Kryeqytetit. Prishtina po nis një etapë të re zhvillimore, prandaj këtë rrugëtim do ta mbështesim me çdo forcë të gjithë.

Perparim, kryetar, të priftë e mbara!