75 Mall Live Search
12:13 / E Martë, 14 Janar 2025 / LB

Abdixhiku zotohet për ndarjen e 360 milionë eurove për ndërtimin e unazës së jashtme të Prishtinës

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, prezantuan projektin e ndërtimit të unazës së jashtme të Prishtinës në vlerë 360 milionë euro.

Abdixhiku tha qëllimi i ndërtimit të unazës së jashtme është se “shkarkimi i trafikut dhe përmirësimi i qarkullimit në kryeqytet”.

“360 milionë euro për ndërtimin e unazës së jashtme të Prishtinës, për shkarkimin e trafikut dhe përmirësimin e qarkullimit në kryeqytet”, ka bërë të ditur Abdixhiku.