Abdixhiku: Rikthimi si parti e parë pas 12 vitesh në Prishtinë s’ka ndodhur me propangë, por me punë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për rezultatin e këtij subjekti në Prishtinë.
Abdixhiku ka thënë se rikthimi si pari e parë pas 12 vitesh nuk ka ndodhur me propagandë dhe exit-polle, por me me punë.
“Punë në katër vite mandat të Përparim Ramës dhe LDK-së. Punë me ndryshimet e brendshme partiake. Sot, struktura e LDK-së në Kryeqytet, me 5 degë e 83 nëndegë eshtë par ekselancë! Guri, siç i themi ne. Model për secilin qytet. Prandaj prijmë me parti e kandidat në Prishtinë”, ka shkruar ndër të tjera ai.