75 Mall Live Search
11:08 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / A

Abdixhikut i shkon një diplomat te LDK-ja, jepen detaje të takimit!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës së Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, si dhe ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

May be an image of one or more people and newsroom
May be an image of one or more people and suit

Gjatë takimit u diskutua lidhur me situatën aktuale politike në vend, sfidat me të cilat po përballet Kosova, si edhe qëndrimet dhe vlerësimet e LDK-së karshi kësaj situate dhe zhvillimeve të përgjithshme politike.

May be an image of newsroom
May be an image of one or more people and newsroom

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa kursyer që Sllovenia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke e vlerësuar atë si një partnere të rëndësishme për Kosovën në proceset integruese euroatlantike.