Abdullahu: Më 9 shkurt, me votën tonë, duhet ta dëshmojmë që Kurti e ka keq dhe se bashkë me amerikanët mundemi ma mirë

Kandidati i PDK-së për deputet, Faton Abdullahu ka folur lidhur me raportet midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, deri tani, SHBA-ja e ka mbrojtur Kosovën nga qeverisja e keqe e Kurtit.
‘’Deri tani, SHBA-ja e ka mbrojtur Kosovën nga qeverisja e keqe e Kurtit. Ato mund të hakmerreshin, por për të mirën e Kosovës kanë abstenuar nga ky ndëshkim. Më 9 shkurt, me votën tonë, duhet ta dëshmojmë që Kurti e ka keq dhe se bashkë me amerikanët mundemi ma mirë’’, ka shkruar Abdullahu.
Gjatë ditës së djeshme Richard Grenell ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 9 shkurtit të mos votohet Albin Kurti./Indeksonline/