75 Mall Live Search
21:15 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Abdylmenaf Bexheti: Iniciativa për kryeministrin e parë shqiptar meriton respekt

Akademiku Abdylmenaf Bexheti në emisionin “10 MINUTA” ka shuar zërat që qarkullojnë në publik, se do të jetë kandidat mbipartiak për postin e kryeministrit shqiptar.

Bexheti deklaroi se gjendet në gjysmën e mandatit të rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore, prandaj një post si i kryeministrit do të ishte i pamundur në agjendën e tij.

“I kam edhe dy vjet të mandatit, kjo është e pamundur në agjendën time, prandaj nuk do të doja t’ju referoja një përgjigjeje me po ose jo. Nuk është çështja me po ose jo”, tha Bexheti.