75 Mall Live Search
12:21 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / Blerim

Abedini gati për debutimin me Granadën sot në La Liga: Shumë emocion!

Kapiteni i Kosovës U21, Eris Abedini është gati që ta bëjë debutimin e tij me skuadrën spanjolle, Granadën.

Abedini, sot është ftuar nga klubi A’ i Grandës për ndeshjen ndaj Real Sociedadit, pasi klubi po kanë probleme me shumë futbollistë me Covid-19, shkruan IndeksOnline

Pritet që Abedni, sot të debutojë në La Liga, e IndeksOnline ka kontaktuar me mesfushorin kosovar, për ta pyetur se si po ndihet me këtë ftesë nga klubi A. Kapiteni ynë u përgjigj i emocionuar.

“Shumë emocione, shpresojmë për debutim sa më shpejtë”, tha shkurt Abedini.

Kujtojmë se mesfushori ynë është prezent në çdo ndeshje me Kosovën U21./IndeksOnline/