75 Mall Live Search
12:21 / E Hënë, 20 Maj 2024 / mp

Abelard Tahiri: 30 maji është afati i fundit për shpërndarjen e kuvendit

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se datat 30 qershor ose 11 korrik, janë datat që duhet të shkohet në zgjedhje.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Tahiri ka thënë se nga java e ardhshme duhet të ftohet seanca për shpërndarjen e kuvendit.

“Unë u bëj thirrje partive opozitare që javën e ardhshme ta votojnë mocionin për shpërndarjen e kuvendit. Datat për mbajtjen e zgjedhje siç ka propozuar PDK-ja është 30 qershor ose 11 korrik”, ka thënë Tahiri.