75 Mall Live Search
22:03 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / AR

Abelard Tahiri flet për zgjedhjet e brendshme brenda PDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin Pressing të T7, ka folur rreth zgjedhjeve të brendshme që do të mbahen në partinë e tij.

Tahiri thotë se zgjedhjet e brendshme në PDK do të mbahen para ose pas zgjedhjeve lokale. Megjithatë, sipas Tahirit, nuk dihet nëse PDK e ka lluksin të shkohet në zgjedhje të brendshme para atyre lokale.

“Unë do të dëshiroja që zgjedhjet e brendshme të ndodhin para zgjedhjeve lokale, por nuk e di a e kemi luksin që ta bëjmë para zgjedhjeve lokale”, është shprehur Tahiri.

Tutje, ai tha se dy ish-kryetarët e PDK-së, Kadri Veseli e Hashim Thaci nuk janë pengesë për zhvillimet brenda partisë.

“Veseli dhe Thaci në asjnë rrethanë nuk janë pengesë e zhvillimeve brenda PDK-së. Në momentin që do ta zgjedhim kryetarin e ri, edhe Veseli edhe Thaci do të jenë shumë të lumtur”, ka thënë Tahiri