75 Mall Live Search
08:57 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Abelard Tahiri i PDK-së arrin të shtëpia e Thaçit

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri është zyrtari i parë politik që ka arritur tek shtëpia e Thaçit, aty ku Eulexi po kryen bastistje që në orët e para të mëngjesit.

Indeksonline ka siguruar fotografi ku shihet në vendngjarje ish-ministri i Drejtësisë.

Aksioni është duke vazhduar në Çagllavicë, ndërsa Indeksonline është duke raportuar nga vendi i ngjarjes.