Abelard Tahiri: Institucionet nuk po angazhohen që qytetarëve t’iu mundësohet të votojnë

Si pasojë e kushteve atmosferike që po mbizotërojnë në vendin tonë, shumë qytete e fshatra të Kosovës janë bllokuar.
Bora e madhe që ka rënë në ditët e fundit, ka shkaktuar vështirësi e po ashtu po ua vështirëson qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Abelard Tahiri nga PDK-ja ka thënë se institucionet përgjegjëse nuk po angazhohen sa duhet që të pastrojnë rrugët, ndërsa ka kritikuar edhe qeverisë për mos reagim të shpejtë.
“Shumë qytetarëve iu është pamundësuar votimi, reshjet e medhëa të borës kanë vështirësuar qarkullimin thuajse në të gjithë qytetarët e Kosovës hde shprehim shqetësimin për mosangazhimin e rrugëve nga ana e institucioneve, PDK shpreh shqetësimin e saj për mos angazhimin e duhur të qeverisë për reagim. Shpresojmë në reagimin e menjëhershëm të institucioneve”, tha Tahiri.
Ai tutje ka thënë se kanë edhe një shqetësim tjetër, bëhet fjalë për personat me Covid-19 e të cilëve nuk po iu mundësohet votimi.
“Shumë qytetarë që janë të prekur nga Covid nuk po ju mundësohet e drejta e tyre për të votuar në këto zgjedhje”, tha Tahiri.