Abelard Tahiri: Jam kërcënuar nga një vrasës i burgosur në Podgoricë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se si pasojë e retorikës së Lëvizjes Vetëvendosje për “armën shurdhuese” të tij, ka pranuar një kërcënim nga një vrasës.
Ai ka thënë se kërcënimi ndaj tij dhe familjes së tij është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Sa herë dalim për të marrë fjalën në foltore, ofendohemi në vazhdimësi nga Besnik Bislimi dhe Albulena Haxhiu dhe ne jemi njerëz”, tha Tahiri.
“Dhe, për çështjen e ‘shurdhueses’, po e them këtu për herë të parë. Unë dhe familja ime kemi marrë një kërcënim nga një person i cili është një vrasës në burg në Podrgoricë, pikërisht si pasojë e këtij debati për ‘shurdhuese’. Ai është në vuajtje të dënimit në Podgoricë për organizimin e një vrasje. Prandaj, ju me këtë retorikë përmes së cilës na kërcënoni edhe fëmijët në shtëpi. Ju, me këtë retorikë, keni me u përplas shpejtë me ne”, deklaroi ai.