Tahiri: “Kodra e trimave” – pasqyra e ndryshimit, që po e sjell PDK-ja për Prishtinën
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, njëherit kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, mbrëmë i është bashkuar PDK-së së Prishtinës në tubimin me qytetarë në lagjen “Kodra e trimave”.
Në këtë tubim shihej një numër i madh i qytetarëve që zgjodhën ta mbështesnin Veselin dhe partinë e tij.
Derisa, ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një shkrimi të postuar në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar këtë tubim, duke thënë se “Kodra e trimave” është pasqyra që po e sjell PDK-ja për Prishtinën, njësoj si edhe për e gjithë vendin.
Ky është postimi i tij i plotë:
Kodra e Trimave është pasqyra e ndryshimit që po e sjell PDK-ja për Prishtinën, ngjashëm si për gjithë Kosovën. Mbrëmë, vizionit tonë për shtet ndërtim iu dha mbështetja e plotë e qindra bashkëqytetarëve tanë nga kjo lagje emblematike e kryeqytetit. Për çdo ditë dhe në çdo kënd, PDK-ja po frymon fitore dhe progres, për të ardhmen e atdheut tonë dhe secilit qytetar të Republikës. Bashkë po e ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin. #PDK112 #AbelardTahiri20

