Abelard Tahiri: Kurrë s’e kam pritur një ditë të tillë…!

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se nuk e kishte menduar kurrë se në kuvend do të vinte koha që të mbahej seancë për mungesë të ushqimit në Ushtrinë e Kosovës.
“Nuk e kam menduar kurrë se një ditë Kuvendi i Kosovës do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për Ushtrinë e Kosovës. Vetëm një qeveri e paaftë si kjo, ka mundur të na sjellë në këtë situatë. Megjithatë, në seancën e jashtëzakonshme që e kemi ftuar sot, përtej kritikave, fokus primar e kemi angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente, në mënyrë që urgjentisht të evitohet ky problem. Ushtria e Kosovës është krenaria jonë” shkruan Tahiri në Facebook./Indeksonline/