Abelard Tahiri: Nga zemra, faleminderit çdo qytetari që na priti me buzëqeshje, ngrohtësi dhe besim kudo në Kosovë
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 110, Abelard Tahiri, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar gjatë gjithë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar këtë periudhë jo vetëm si një rrugëtim politik, por si një bashkim shpresash, zemrash dhe ëndrrash për një Kosovë më të mirë.
Në mesazhin e tij, Tahiri ka theksuar se pritja me buzëqeshje, ngrohtësi dhe besim në çdo cep të vendit ka qenë forca kryesore e kësaj fushate, duke rikonfirmuar lidhjen e fortë mes PDK-së dhe qytetarëve.
Ai ka nënvizuar se, me përkrahjen e qytetarëve dhe duke qëndruar bashkë me Kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza, rruga përpara do të jetë e mbështetur në besim, guxim dhe dashuri për atdheun.
“Ju jeni forca jonë. Bashkë përpara, Kosova fiton”, është mesazhi përmbyllës i Abelard Tahirit, duke ftuar qytetarët në unitet dhe angazhim për fitoren e përbashkët dhe të ardhmen e vendit.

